E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vodhi para në pikën e këmbimit nën kërcënimin e armës, në kërkim autori, arrestohet ndihmësi i tij

Blutë e kryeqytetit kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë në Unazë të Re ku një person nën kërcënimin e armës vodhi një shumë parash nga një pikë këmbimi.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, 39-vjeçarin A. (M). T., i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ndërsa ka arrestuar dhe 35-vjeçarin E.M., i cili pengoi zbulimin e ngjarjes.

35-vjeçari ka ndihmuar autorin duke i vënë në dispozicion një garazh automjetesh, dhe duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Policia ka gjetur brenda garazhit biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. (M). T., më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›