E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sarandë/ Kultivoi 24 bimë kanabis, policia arreston në flagrancë 23-vjeçarin

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kultivoi bimë narkotike në tokën që posedonte.

Policia e Sarandës sqaron se 23-vjeçari F.P., kishte mbjellë në vendin e quajtur “Roshan’, Finiq, në një sipërfaqe toke, 24 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan përmes djegies.

Sipas bluve të Sarandës “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, dhe si rezultat, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë gjetur në vendin e quajtur “Roshan”, Finiq, në një sipërfaqe toke në posedim të shtetasit F. P., 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 23 vjeç, banues në Finiq, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›