Gjendet shëndosh5-vjecari i rrëmbyer
PRISHTINË- Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se është gjetur fëmija i rrëmbyer 5-vjeçar i familjes Zatriqi. Ai i është kthyer familjes dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë, por shtohet se për shkak të natyrës së ndjeshme të rastit nuk mund të bëhen publike detajet e hetimeve.
Sipas informatave të para fëmija ishte rrëmbyer nga një person i paidentifikuar teksa vogëlueshi po flinte në dhomën e tij të gjumit. Grabitësi mësohet se ka dhunuar edhe nënën e fëmijës kur po tentonte të vidhte fëmijën.
Sipas njoftimit zyrar të policisë po hetohet për zbardhjen e plotë të rrëmbimit dhe të identifikimit të grabitësit.
RRËMBEHET NJË 5- VJECAR
ORA 13.00- Në orën 7 e 30 të mëngjesit të sotëm, autoritetet e rendit janë informuar për rrëmbimin e një fëmije të moshës 5 vjeçare, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Lajmi për rrëmbimin është konfirmuar nga Arbër Beka, zëdhënës në Policinë e Kosovës. Njësitet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por informacionet aktualisht janë të kufizuara. Emri i fëmijës nuk është publikuar për shkaqe sigurie.
Por, mediat kosovare shprehen se ngjarja ka ndodhur në orën 7 e 30 të së enjtes në shtëpinë e kirurgut Skender Zatriqi, ku disa persona kanë ushtruar dhunë ndajë gruas së tij dhe pas përleshjes kanë marrë fëmijën 5-vjeçar.
Njësitë speciale të PK-së kanë bllokuar të gjitha hyrje-daljet e Prishtinës dhe po kontrollojnë çdo automjet.
(d.b/BalkanWeb)