E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: BisedimetPrishtinë-Beogradnisin më 8 Mars

PRISHTINË- Kosova nis negociatat me Serbinë pas pak ditësh. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, sipas të cilit këto bisedime do të nisin në datë 8 mars me lehtësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

“Bisedimet mes Prishtinës e Beogradit nisin në 8 mars”,- tha Rexhepi ndërsa konfirmoi që në këto bisedime do të ketë edhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Rexhepit, takimi do të mbahet në Bruksel dhe aty do të bisedohet për formatin e takimeve.Një ditë më parë, shefja e delegacionit të Kosovës për këto bisedime, Edita Tahiri ka mohuar kategorikisht që në këto bisedime të shtrohet çështja e statusit politik të Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›