Vrasja e ushtrarëveUSA, babai i Arid Ukës:Nuk pajtohem me krimin
PRISHTINE- Murat Uka, babai i Arid Ukës, 21-vjecarit, i cili vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit, shprehet se janë të shokuar për atë që ndodhi.
“Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai.
Arid Uka, 21-vjeçar, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.
(m.a/express/BalkanWeb)