E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga autorëve të djegjes së banesave të komunitetit rom

Policia e Tiranës nëpermjet zëdhënes së saj në një konferencë për shtyp deklaroi se pas ngjarjes së ndodhur shumë ditë më parë në Tiranë, ku pranë stacionit të Trenit u dogjen banesat e disa anëtarëve të komuniteti rom, në pranga janë vënë dy persona.

Shërbimet e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, bënë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve të "Dëmtimit të pronës me zjarr", "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Prishjes së rendit e qetësisë publike", për Klodian Rexhep Vladi, 22 vjeç, banues në Tiranë dhe Besmir Skënder Vladi, 23 vjeç, banues në Tiranë.
 

Disa ditë më parë, në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobta, ata kanë plagosur lehtë tre shtetase, pjesëtarë të komunitetit rom, dhe më pas kanë shkatërruar me zjarr dy prej banesave të tyre, duke i djegur ato plotësisht.
 

Ndërkohë që menjëherë pas këtij konflikti, përfaqësues e pjesëtarë të Komunitetin rom janë larguar për t`u zhvendosur në një tjetër zonë.
Proçedimi penal në ngarkim të tyre, do të fillojë për konsumim të veprave penale të "Dëmtimit të pronës me zjarr", "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Prishjes së rendit e qetësisë publike", ndërkohë që materialet e hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkaq, sot në orët e para të mëngjesit, në vazhdimësi të operacionit të koduar "Kufiri Ndarës III" u arrit sekuestrimi i një sasie prej 15 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, e ndarë në pako, si dhe arrestimi e dy shtetasve, posedues e shpërndarës së saj.

Falë një hetimi, në ngarkim të tyre dhe mirë organizimit të këtij operacioni, u arrit të kapen dhe arrestohen në flagrancë shtetasit Mustafa Besnik Zajmi, 20 vjeç, banues në Sukth Durrës dhe Edmond Luigj Kabetaj, 23 vjeç, banues në Sukth Durrës.
 

Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, duke përdorur të gjitha metodat operative, gjurmuese të realizuara mësë miri nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, u mundësua kapja e tyre në afërsi të Marikaj në Tiranë.
 

Kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen në Tiranë, e vendet fqinje me Shqipërinë, e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa pako dhe fshehur në automjetin tip Fiat me targa Dr.40 93 F, në pronësi të shtetasit Mustafa Zajmi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›