E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i plagosur turisti çekhumbi dje në malin e Jezercës

Të tjera rreth shkrimit Shëngjin, shpëtojnë 2 vetë, 3 orë të humbur në det TIRANE - Është gjetur sot në mëngjes turisti çek i cili aksidentalisht u rrëzua dje duke bërë alpinizëm në malin e Jezercës.

Një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë që ka filluar kërkimet në orët e para të mëngjesit të sotëm ka bërë të mundur gjetjen e personit i cili rezultonte i humbur prej mesditës së djeshme. Në mëngjes helikopteri ka bërë transportimin e të plagosurit për në spital, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore- informon ministria e Mbrojtjes. 

APELI PER NDIHME PASDITEN E DJESHME
Mësohet se të dielën e 7 korrikut turisti ka qenë me një grup alpinistësh për të pushtuar majën më të lartë të Alpeve shqiptare. Nga pakujdesia mendohet se alpinistit çek i ka rrëshqitur këmba duke rënë në humnerë, dhe pas sinjalit “SOS” një helikopter ka nisur kërkimet, por pa rezultat.

Pas marrjes së njoftimit për ndihmë, gjatë gjithë pasdites, së 7 korrikut, dy helikopterë kryen kontroll në të gjithë zonën por nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Rreth orës 19:40 minuta kërkimet u ndërprerë për shkak të errësirës për t’u nisur sot në mëngjes.

Ky është aksidenti i dytë që shënohet në malin e Jezercës brenda pak ditësh. Më 4 korrik një përkthyes shqiptar theu krahun teksa shoqëronte 6 turistë kroatë.

Mali i Jezercës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë dhe është i lartë 2694 m mbi nivelin e detit.  Jezerca prej disa vitesh është kthyer në sfidën e alpinistëve të huaj e shqiptarë. Çdo vit maja e këtij mali pushtohet nga turistë.

Historia e turistit çek riktheu në memorie zhdukjen e 3  studentëve çekë në gusht të 2001 në Aplet Shqiptare. Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuckova  u panë për herë të fundit në Theth të Shkodrës.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›