Gjendet vrasësit i konduktorit, vetëvritet e dashura e tij

(E plotësuar) Pranvera Sula, nxënëse në vitin e tretë “Havzi Nela” në Kukës, i ka dhënë fund jetës duke qëlluar mbi vetë me armën e të atit, i cili është efektiv i Policisë së Qarkullimit Rrugor.
Dyshohet se 17 vjeçarja kishte lidhje miqësie të ngushtë me ish- futbollistin Ilirian Thaçi, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë teksa po luante në fushë nga në atak kardiak.
Megjithëse ka mbërritur e gjallë në spital, ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së vetme të marrë në bark, ndonëse burime nga spitali i Kukësit kanë pohuar për GSH se ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për gjashtë orë, por qe e pamundur për tu rikthyer në jetë për shkak të hemorragjisë së madhe të shkaktuar nga plumbi në bark.
Duket se vdekja e mikut të saj e ka hidhëruar së tepërmi 17 vjeçaren, duke bërë që në një moment dhimbjeje, të vetëvritet.
----
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për njërin nga personat e përfshirë në vrasjen e konduktorit, 17 vjeçarit Julian Çuni.
Sulejman Morina u la në burg pa afat për vrasjen e të riut, ndërsa të shpallur në kërkim siç raporton noa janë edhe Hasan Morina, Behar Morina dhe Klodian Morina.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 nëntor pranë vendit të njohur si “Zogu i Zi”, ku mes pasagjerëve dhe konduktorit nisi konflikti për çmimin e biletës.
Si rrjedhojë e konfliktit 17 vjeçari Çuni u qëllua me thikë, plagë që i shkaktuan edhe vdekjen./Indeksonline/