E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia mbështet dialogun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës, ambasadorin e Portugalisë në Budapest, Antonio Jorge Mendes, i cili është edhe ambasador jo-rezident për Kosovë.

Në takim është biseduar për zhvillimet në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.Ambasadori Mendes ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në Kosovë dhe ka përgëzuar për të arriturat evidente të vendi tonë.

“Ushtarakët tanë kur kthehen nga shërbimi në KFOR, shprehen të entuziazmuar për Kosovën dhe popullin tuaj”, është shprehur diplomati portugez.

Kryeparlamentari ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit, pos me Serbinë, me të cilën ka filluar dialogu në nivel kryeministrash, duke shfaqur shpresën për suksesin e tij.

Ambasador Mendes, ndërkaq, ka theksuar se vendi i tij e mbështet këtë dialog dhe lehtësuesen e tij, baroneshën Ashton./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›