E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, mbytë tre persona në Shkodër

Tre persona kanë humbur jetën duke u mbytur në Shkodër, Skrapar dhe Peqin, si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq.

Viktima e parë është regjistruar në Shkodër, ku një 41-vjeçar peshkatar nga Malësia e Madhe ka dalë në liqen për të kontrolluar rrjetat dhe nuk është kthyer më.

Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë, e cila mësohet se ka nisur kërkimet por ende nuk e ka gjetur, ka shkruar TCH.

Në Skrapar është mbytur në lumin Osum një 55-vjeçare nga fshati Barc. Ajo ishte nisur për të marrë pagesën e ndihmës sociale në komunën Gjerbes dhe në tentativë për të kaluar lumin është rrëzuar dhe mbytur.

Viktima e tretë është një 80-vjeçare nga Peqini, e cila është gjetur e mbytur në përroin e Rushkës, në një fshat të këtij rrethi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›