E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja ekonomike i detyron portugezet te kerkojne pune ne ish kolonite e tyre

Emigracioni per portugezet nuk eshte dicka e huaj. Ne vitet 1960-te ata i varen shpresat per pune ne vendet e pasura fqinje si Gjermania dhe Zvicra. Por tani ashtu si Portugalia pjesa me e madhe e Evropes po perballet me veshtiresi ekonomike prandaj kete radhe portugezet po perpiqen te gjejne mundesi ne ish kolonite e tyre.

Radha e njerezve qe presin perjashta Konsullates se Angoles ne Lisbone eshte shume e gjate.

Vetem para pak vjetesh portugezet nuk kishin nje ndjenje kaq te forte per te vizituar ish kolonine e tyre. Por ekonomia e Angoles eshte rritur me 10 per qind cdo vit gjate pjeses me te madhe te dekades se fundit. Dhe krahasuar me Portugaline ekonomia e se ciles parashikohet te tkurret kete vit me 3 per qind Angola duket si parajse.

Papunesia ne Portugali eshte 14 per qind. Gjate viteve te fundit numri i portugezeve qe kerkojne pune ne Angole eshte shtatefishuar. Ish kolonia afrikane eshte tani burimi i trete me i madh i parave qe kthehen ne Portugali prandaj qeveria po i inkurajon qytetaret e papune qe te emigronjne. Ander Mendes and Katerina Alvarez te diplomuar ne Lisbone degjojne me vemendje.

Per dike qe ka perfunduar studimet e larta nuk eshte e veshtire te gjeje nje pune megjithese mund te mos jete puna qe ata kane enderruar. Dhe nese ne mendojme rreth karieres tone afatgjate eshte me e lehte te gjesh pune jashte vendit.

Ka shume mundesi edhe ketu por jane programe trajnimi ose nivel praktikantesh dhe nuk zgjasin me shume se sa 6 muaj ose nje vit. Dhe me pas nuk ka shume te ngjare qe te qendrosh me te njejten kompani. Prandaj edhe njerezit kane prirjen te shkojne ne nje vend tjeter me rritje me te shpejte ekonomike ku kane me shume mundesi te qendrojne me te njejten kompani dhe te perparojne.

Perkrah Ander dhe Katerinas ne mencen e universitetit eshte Andrea Domingus e cila shkoi ne Brazil para pak vjetesh. Ajo punon per nje kompani te re qe eshte rritur nga 200 ne 800 punonjes gjate periudhes qe ajo ka punuar atje. Ajo thote se portugezet shpesh kane avantazh ndaj banoreve lokale te Brazilit.

Aftesia per te folur anglisht eshte nje avantazh i madh per portugezet. Une pata ate pervoje kur po perpiqesha te rekrutoja ekipin tim. Intervistova rreth 20 njerez dhe disa prej tyre thane se flisnin shume mire anglisht. Por kur u perpoqa te zhvilloja nje bisede ne anglisht me ta ishte fare e qarte se ata nuk ishin aq te pergatitur sa portugezet.

Ander Katerina dhe Andrea kane studjuar ne Universitetin Katolik ne Lisbone. Dikush mund te mendoje se ky institucion eshte i shqetesuar nga mungesa e besimit mes studenteve te tij tek ekonomia e Portugalise por kjo nuk eshte e vertete. Perparimi qe kane bere Brazili Angola dhe vende te tjera ku flitet portugalisht ka sjelle perfitime per to sic shpjegon Ana Ribero e cila drejton programin e biznesit per te diplomuarit.

Ne po marrin gjithnje e me shume studente te huaj. Per shembull ne po marrim gjithnje e me shume gjermane. Ata duan te mesojne gjuhen. Megjithese ne japim mesim ne anglisht ata mund te studojne edhe ne portugalisht gjate studimeve ketu dhe kjo u jep atyre mundesine qe te kerkojne pune per shembull ne Brazil.

Ekonomia e Portugalise po tkurret dhe shume prej talenteve te vendit po emigrojne ndoshta per te mos u kthyer me kurre ne vendin e tyre. Por me lidhjet qe u krijon gjuha dhe puna ne Afrike dhe ne Ameriken Jugore shume portugeze e shikojne emigracionin si shpetimin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›