Gjendja ne Libi mbetet e tensionuar pas sulmeve te NATO-s

Pamja zyrtare e sulmeve te nates se shkuar 09.05. eshte nje klinike speciale dritaret e se ciles u shkaterruan. Krevate bosh disa njolla gjaku u tregohen perfaqesuesve te shtypit nderkombetar. Copat e xhamit kane plagosur femije thuhet. Se ku ka rene bomba kjo ne fakt eshte e paqarte. Pas mesnates qytetin e tronditen disa shperthime ky ishte me siguri sulmi me masiv qe prej fillimit te angazhimit te aleateve ne Libi. Nje godine qe i ka sherbyer me pare sherbimit te fshehte gjithashtu u godit behet e ditur se bashku me institucione administrative. Shifra per viktima nuk behen te ditura. Kryengritesit flasin per suksese nga Perendimi dhe Lindja e vendit.
Ne presim vetem gjera te mira. Ne do te avancojme kemi njerezit tane nje ushtri me ndihmen e Zotit pas pak ditesh ne do te jemi ne al Brega dhe do te dergojme qe atje fotografi thote ky luftetar.
Ne rrugen bregdetare midis Bengasit dhe Tripolisit kryengritesit dhe milicet e Gaddafit ka jave qe qendrojne perballe njeri-tjetrit. Trupat e NATO-s kane nderhyre here pas here nga ajri. Ata u kerkuan para pak kohesh kryengritesve qe te qendrojne larg rruges kryesore qe te mos goditen pa dashur. Pas disa aksioneve te suksesshme kryengritesit qe prej se henes e kane rifituar guximin
Gjendja shpirterore e miliceve te Gaddafit eshte e keqe ata jane te rraskapitur fizikisht dhe shpirterisht. Gjendja e tyre eshte per te ardhur keq.
Edhe me tej ne Perendim ne Misrata revolucionaret thone se i kane sprapsur trupat e Gaddafit. Per popullsine e qytetit port te rrethuar megjithate ky nuk eshte shkak per tu gezuar.
Koordinatorja e OKB-se per Ndihmat Emergjente Valerie Amos tha te henen 09.05. para Keshillit te Sigurimit ne Nju Jork
Shqetesimi yne me i madh eshte per njerezit qe jetojne ne zonat e luftimit te Libise. Ne radhe te pare ketu ia vlen te permendet Misrata kunder se ciles hapet zjarr qe prej dy muajsh. Ende ka rezerva por disa njerez atje kane shume pak ushqime dhe uje.
Bildunterschrift Kamp refugjatesh ne Coucha Libi
Amos kerkoi nje armepushim dhe i beri thirrje KS te OKB-se qe te kerkoje nga te gjitha palet respektimin e te drejtave te njeriut dhe mbrojtjen e civileve.
Informacione per bomba dispersive mina ne toke dhe ne uje dhe per viktima te sulmeve ajrore tregojne se gjendja shpirterore dhe trupore e civileve shperfillet ne menyren me te pameshirshme. Flitet per dhune seksuale dhe per perdhunime. Ne mendojme gjithashtu se femijet rrembehen dhe kthehen ne luftetare sepse behet fjale per rrembime.
Jo vetem qindra mijera punetore mysafire por edhe gjithnje e me shume libiane po marrin arratine nga dhuna nw vend. Kjo verehet ditet e fundit ne malet ne jugperendim te Tripolit ku jane intensifikuar luftimet ditet e fundit.
Autor Esther Saoub/Auron Dodi
Redaktoi Aida Cama