SHBA merr ne pyetje tri te vejat e bin Ladenit

Sipas te dhenave te shume mediave amerikane Pakistani do tu lejoje hetuesve amerikane te kene kontakt direkt me tri te vejat e bin Ladenit. SHBA shpresojne qe nga hetimet te marrin informacione per aktivitetet e Al Kaides dhe sidomos per perkrahesit e mundshem te bin Ladenit ne Pakistan.
Te vejat nje jemenite dhe dy gra nga Arabia Saudite u arrestuan gjate nderhyrjes se njesise speciale amerikane ne pronen e bin Ladenit ne qytetin pakistanez Abottabad me 2 maj. Ato mbahen te arrestuara nga forcat pakistaneze te sigurise. SHBA supozojne se shefi i Al-Kaides ka mundur te qendroje i fshehur per vite me rradhe ne Abottabad vetem me ndihmen e personave te trete. Presidenti i SHBA-se Barack Obama kerkoi nga Pakistani nje sqarim te plote.
Bildunterschrift
Kryeministri i Pakistanit Yousaf Raza Gilani hodhi poshte spekullimet per bashkepunimin e mundshem te sherbimit sekret ISI apo agjenturave te tjera me bin Ladenin. Akuza te tilla jane absurde tha ai. ISI dhe udheheqja e ushtrise kane besimin dhe mbeshtetjen e plote te qeverise tha kryeministri perpara parlamentit ne Islamabad. Per me teper lufta kunder terrorizmit ka prioritet kombetar. ISI ka pasur ne te kaluaren kontakt te perseritur me grupet militante. Supozimet se sherbimi ka edhe lidhje me bin Ladenin jane perseritur shume vitet e fundit.
Gilani SHBA ka cenuar sovranitetin shteteror te vendit
Ne te njejten kohe Gilani pranoi edhe gabime te forcave te sigurise. Ato nuk kane qene ne gjendje te identifikojne vendndodhjen e Bin Ladenit Por ky nuk eshte vetem deshtimi yne por edhe deshtimi i sherbimeve sekrete te kesaj bote.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Yusuf Raza Gilani
Gilani kritikoi ashper se qeveria e tij nuk ka qene e informuar per operacionin e njesive elite amerikane kunder Osama bin Laden. Ne kete menyre SHBA kane cenuar sovranitetin shteteror te vendit. Kryeministri u kerkoi amerikaneve qe te jene te kujdesshem me veprime te metejshme te njeanshme. Ne qofte se do te vihen ne shenjester institucione te rendesishme strategjike si centralet berthamore Pakistani ka te drejte qe te kundergodase me te gjithe fuqine. Askush nuk duhet te nenvleresoje vendosmerine dhe aftesite e kombit dhe te forcave te armatosura per te mbrojtur vendin tone deklaroi Gilani.
SHBA nuk do te kerkoje falje per aksionin ne Pakistan
Qeveria amerikane e kundershtoi kete kritike. Presidenti Obama ka qene i bindur per te drejten ne operacionin ne Abbottabad te Pakistanit si dhe per domosdoshmerine tha zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney ne Uashington. SHBA nuk do te kerkojne falje per kete aksion. Nderkohe ne SHBA ka shperthyer nje debat i ri per kampin e te burgosurve Guantanamo pasi te burgosurit te dyshuar per terrorizem nen presionin e metodave te renda te marrjes ne pyetje kane nxjerre informacione te rendesishme ne lidhje me bin Ladenin. Prandaj republikanet ne opozite kerkuan qe te mos mbyllet burgu i ngritur nga paraardhesi i Obames George W. Bush pas sulmeve te 11 shtatorit 2001. Ministri amerikan i Drejtesise Eric Holder e kundershtoi kete. Guantanamo do te mbyllet sic eshte planifikuar tha Holder gjate nje vizite ne Paris. Ai tha se nuk beson qe vdekja e bin Ladenit mund te ndikoje ne ndonjefare menyre ne momentin e mbylljes se kampit.
Autor dpa/Angjelina Verbica
Redaktor Pandeli Pani