E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja në Veri, Rama: Arka e shtetit është bosh

Reagimi erdhi në një kohë që kryeministri Sali Berisha, së bashku me kabinetin e tij qeveritar zhvilloi një mbledhje në qytetin e Kukësit, nga ku ka shpallur gjendjen e emergjencës për këtë Qark.

Sipas Ramës, asnjë ndihmë nuk ka shkuar në veri të vendit gjatë dy javëve të fundit, ndërsa premtimet janë thjesht mediatike. “Kryeministri mund të gënjejë për ngricën që ka bllokuar ekonominë po s'mund të fshehë dot dëborën që ka bllokuar Veriun e gjunjëzuar tërësisht shtetin Kjo qeveri s'ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit është bosh kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizëm!”, shkruan Rama në faqen e tij sociale të Twitter-it.

Sipas tij, deklarimet e kryeministrit në veri për fonde, është një kopje e premtimeve për banorët e Shkodrës së përmbytur. Megjithëse në zonat e Shkodrës, shumica e banorëve janë kompensuar, për kreun socialist, deri më tani askush nuk është ndihmuar me fonde. /Start/

                                                                                             2012-02-12 13:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›