E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Romnei fiton Mejnin

Lajmi i fitores së Romneit u konfirmua të dielën në mëngjes. Triumfi i tij ishte parashikuar edhe nga sondazhet. Përballë tri kandidatëve të tjerë, delegatët kanë preferuar që shumicën e votave t’ia japin Mit Romneit, i cili fitoi me 3% më shumë se kandidati tjetër, Ron Paul. Rik Santorum u rendit i treti, ndërsa Gingrixh u rendit i katërti.

Mejni është një shtet shumë i vogël dhe pesha e tij në rezultatin e përgjithshëm është i papërfillshëm. Sipas ekspertëve, në ditët e ardhshme do të zhvillohet një luftë e ashpër midis kandidatëve për të fituar dy shtet e radhës, Miçiganin dhe Arizonën. Zgjedhjet do të mbahen në fund të muajit shkurt.

Deri tani është votuar në 9 shtete, shumica e të cilave është fituar nga Romnei, por sipas një sondazhi të fundit, Santorum është favorit për të fituar garën brenda grupit republikan .Së fundi ai po fiton shumë terren dhe përkrahje.

Gara mes republikanëve do të përfundojë me 6 mars, ditë në të cilën do të votohet njëkohësisht në 11 shtete. Fituesi do të jetë rivali i presidentit aktual, Barak Obamës, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

/Start/E. Gorica/

                                                                                             2012-02-12 14:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›