E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër në Siri, 88 të vrarë

Ndërkohë, dhjetëra persona janë plagosur në Houla, teksa forcat qeveritare bombarduan  qytetin.
Nëse raportimet janë të sakta, kjo do të ishte dita më e përgjakshme në këtë rajon që prej fillimit të armëpushimit në dhjetëditëshin e dytë të prillit.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha se opozita kontrollon pjesë të rëndësishme në disa qytete.

Në një letër për këshillin e Sigurimit, Ban tha se situate vazhdon të jetë “ekstremisht serioze” dhe u kërkoi shteteve të mos armatosin asnjërën palë në konflikt.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se të paktën 20 persona janë vrarë në lokacione të tjera në Siri përgjatë ditës së Premte.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-26 09:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›