Gjendje e nderë në Egjipt, përleshje mes pro dhe anti-qeveritarëve

Lajmi bëhet i ditur nga Al-Xhazira, e cila thekson se protestues të të dyja palëve kanë filluar të hedhin gurë në drejtim të palës kundërshtare në Sheshin Tahrir, epiqendër e protestave për rrëzimin e Presidentit Hosni Mubarak.
Një korrespondent i Al-Xhazirës në vendngjarje theksoi se të paktën 100 persona janë plagosur nga ikja në rrëmujë që filloi pasi filloi përleshja mes dy grupeve.
Më herët, dëshmitarët thanëse mijëra mbështetës të Mubarakut hynë në shesh. Grupet opozitare thanë se Mubaraku kishte dërguar një bandë për të shtypur protestën. “Qindra protestues anti-qeveritarë po largohen nga sheshi, përfshi shumë gra dhe fëmijë”, theksoi Jane Dutton nga Kajroja.
Një tjetër korrespondent i Al-Xhazirës në vendngjarje theksoi se persona me kuaj dhe deve u përplasën me turmën, teksa ushtria qëndronte në vend numëro. Korrespondenti theksoi se më shumë kuaj dhe deve po mbërrinin në shesh.
Jane Dutton theksoi gjithashtu se në mesin e mbështetësve të Mubarakut janë parë edhe roje sigurie, dhe se kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese për t’i frikësuar protestuesit mbi mbërritjen e policisë. Dutton shtoi se një gazetar i grupit Al-Arabiya u godit me thikë gjatë përleshjeve.
Përleshjet zunë vend përreth tankeve të vendosura anash sheshit, me gurë që kërcisnin jashtë mjeteve të blinduara. Ushtarët nuk ndërhynë.
Grupet opozitare thanë se shumë nga protestuesit pro-Mubarakut ishin policë civilë. “Anëtarë të forcave të sigurisë veshur me rroba civile dhe një numër i madh banditësh sulmuan Sheshin Tahrir”, thanë tre grupe opozitare në një komunikatë.
/Start/F. Prroni/
2011-02-02 14:20