Topi nuk do të shkojë para komisionit hetimor

Sipas tij, me këtë kërkesë komisioni hetimor ka tejkaluar kompetencat.
“Presidenti i Republikës në respekt të institucioneve, siç është Kuvendi apo dhe komisionet e tij hetimore, shpreh gatishmërinë duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, por vetëm në përputhje me ligjet e këtij vendi. Duke marrë shkas nga sa më sipër, dëshirojmë të theksojmë se Komisioni Hetimor në kërkesën e vet, që Presidenti i Republikës të paraqitet para tyre për të dëshmuar, është në kapërcim të kompetencave duke shkelur ligjin. Dihet se komisionet hetimore të Kuvendit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sidomos për metodikën e hetimit, në përputhje me dispozitat e Kodit për Procedurën Penale (pika 2 e nenit 4 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit).”, theksoi ai.
Peçi shtoi se ligjet mbrojnë privatësinë e individit dhe komisioni nuk mund të marrë atributet e prokurorisë. Këshilltari i presidentit tha se komisioni po shkel hapur ligjet me kërkesën për tabulatet telefonike, ndërsa theksoi se presidenti i vendit po zbaton vetëm Kushtetutën.
“Që në fillim, dëshiroj të theksoj, që Komisioni Hetimor në kërkesën e vet është në shkelje të hapur të ligjeve të këtij vendi. Pa përmendur Kushtetutën e Republikës, apo Konventën Evropiane e të Drejtave të Njeriut, të cilat mbrojnë të drejtën e privatësisë së shtetasve, qofshin me funksione apo pa funksione shtetërore publike apo politike, por janë një sërë ligjesh specifike që bëjnë të qartë paligjshmërinë e kërkesës së Komisionit Hetimor”, u shpreh Këshilltari i Topit.
“Presidenti nuk mund të thirret për t’u paraqitur ashtu siç kërkon Komisioni Hetimor, por jo vetëm kaq. Atij në dallim nga funksionarët e lartë të shtetit, nuk i lejohet të paraqitet para Komisionit, Gjykatës apo dhe Prokurorisë”, shtoi ai.
Deklarata vjen në një moment, kur komisioni hetimor ka planifikuar edhe thirrjen e presidentit Bamir Topi për të dëshmuar për ngjarjen e 21 janarit. /Saimir Lleshi/Start/
2011-02-02 14:02