E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Dialog, por edhe rezistencë

“Rinënvizoj: jemi të gatshëm për dialog dhe kompromis por nuk do të ndalemi në rrugën e rezistencës paqësore nëse regjimi i kusarisë nuk ndalet”, theksoi Rama.

Sipas tij, sulmet ndaj presidentit, Prokurores së Përgjithshme, kryetarit të Shërbimit Informativ si dhe mosdorëzimi i 6 të kërkuarve nga drejtësia për vrasjen e 3 të pafajshme, e bëjnë absurde që zgjedhjet e 8 majit të tejkalojnë këtë situatë.

Kreu socialist shtoi se maxhoranca nuk është vetëm kundër opozitës, por kundër gjithkujt që ka mbetur jashtë kontrollit të parave të pushtetit. Rama shprehu edhe shqetësimin për rritjen e çmimeve të shumë produkteve në treg, çka sipas tij, këtë situatë Shqipëria nuk mund ta kalojë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-02 13:44
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›