Gjeneral Gay: KFOR do të ruaj paqen në Kosovë
Gjenerali Gay, pasi falënderoi përfaqësuesit e institucioneve, komunitetin ndërkombëtar dhe të gjithë ushtarët, të cilët "me mundin e tyre kontribuan në suksesin e misionit", theksoi se "KFOR-i ka filluar të shkojë drejt një faze të re për shkak të përmirësimit të situatës në Kosovë".
"Reduktimi gradual i trupave të NATO-s në Kosovë nuk shënon fundin e impenjimit të saj, por synon përforcimin e progresit pozitiv që është arritur", deklaroi ai. Në detyrë që prej 29 gushtit të vitit 2008, Gay lë komandën e KFOR-it pas një viti gjatë të cilit Kosova ka shënuar progres të konsiderueshëm drejt stabilitetit të saj dhe që ka shënuar lindjen e një organizmi të ri të destinuar për kryerjen e detyrave të mbrojtjes civile, forca e sigurisë së Kosovës "FSK". Ai ia dorëzoi komandën gjeneralit gjerman Markus Bentler.