E Diel, 1 Nëntor 2026

Judah: Kosova nuk mund ta pengojë protokollin EULEX-Serbi

Sipas tij, kundërshtimi që Prishtina i bën kësaj marrëveshjeje ka të bëjë me çështje të brendshme politike në Kosovë. Judah, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke u prononcuar për nënshkrimin e paralajmëruar të protokollit në mes të EULEX-it dhe Serbisë, i cili në kohën e fundit ka rritur tensionet në këtë pjesë të rajonit – ka thënë se po bëhet zhurmë për asgjë.

“Mendoj se bëhet mjaft zhurmë për asgjë, për sa i përket nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it e Beogradit dhe kjo në Kosovë po bëhet për shkaqe të brendshme politike. Mendoj se Kosova nuk do të mund të bëjë shumë rreth kësaj dhe EULEX-i këtë marrëveshje do ta realizojë. Nervozi të cilën e kemi parë në Kosovë nuk do të zgjasë gjatë dhe në fund do të qetësohet”, ka vlerësuar ai.

Ai ka thënë se nuk ekziston rreziku i rritjes së tensioneve në relacionin Prishtinë – EULEX. “Mendoj se Kosova nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në nënshkrimin e këtij protokolli. Kosova është një pikë e vogël në hartën e Evropës dhe Bashkimi Evropian do ta bëjë atë për të cilën ka mandat, i pëlqeu kjo Kosovës apo jo”, ka thënë ai.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›