E Diel, 1 Nëntor 2026

“Protokolli”, Krasniqi: Fajtore institucionet

“Konsideroj se nuk është menaxhuar mirë kjo çështje nga të dyja palët”, tha Krasniqi pas takimit të sotëm të përbashkët kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare, në të cilën nuk është shqyrtuar çështja e protokollit për mungesë të kërkesës së deputetëve.

Ai nuk i ka shmangur edhe përgjegjitë e EULEX-it në këtë drejtim. Në mbledhjen e sotme, kryesia e Kuvendit ka vendosur që në seancën e parë të vjeshtës së Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 17 shtator, pikë e parë e rendit të ditës të jenë pyetjet parlamentare për punën e qeverisë së Kosovës, për të proceduar pastaj me projektligjet.  

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›