Gjeneral brigade Chris Field Krenar qe punoj me paqeruajtesit shqiptare
Në kuadër të festave të organizuara me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë, e cila si rradhë ndonjëherë, këtë vit i kaloi edhe kufijtë e Shqipërisë, ku një kontigjent prej 8 oficerësh të Forcave të Armatosura, që shërbejnë me mision në Kandahar, Afganistan janë certifikuar me “Medaljen e Shërbimit”, për punën e jashtëzakonshme dhe realizimin me sukses të detyrave të kryera gjatë misionit “EAGLE 3”.
Ceremonia festive e cila u realizua në datën 28 nëntor, me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, mblodhi në një ambient mjaft të këndshëm përfaqësuesit më të lartë të qytetit Spin Boldak në Afganistan, ku ndër të tjerë mund të përmendim përfaqësuesin e qeverisë vendore të Spin Boldak-ut, oficerë të lartë të policisë dhe ushtrisë afgane, si dhe autoritete të tjera civil afgane.
Nga pala amerikane ishin të ftuar, përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Amerikan, komandanti i Brigadës 504 USA, komandanti i Batalionit 2-38 USA, si dhe përfaqësues të tjerë të kontigjentit ushtarak dhe civil që punojnë në bazën e këtij qyteti.
Gjatë kësaj ceremonie festive, gjeneral brigade Chris Field me detyrë zv/komandant për zhvillimin e forcave në komandën jugore të ISAF-it, me propozim të komandantit të batalionit 2-38, dekoroi me “Medaljen e Shërbimit”, për punë të mirë, realizim me sukses të detyrave gjatë misionit komandantin e kontigjentit “EAGLE 3”, nënkolonel Ekland Dauti, duke vlerësuar maksimalisht kontributin dhe përkushtimin e tij personal në realizimin e detyrave të ngarkuara nga komanda eprore.
Nga ana tjetër komandanti i batalionit 2-38 në fjalën e tij përshëndetëse të mbajtur me këtë rast theksoi se: “Unë kam në vartësi 500 trupa, ndërsa kontigjenti i Forcave të Armatosura shqiptare “EAGLE 3” është i përbërë nga 45 vetë. Këta djem jo vetëm që kontrollojnë në mënyrë të shkëlqyer terrenin e tyre, por janë zotër të qytetit Spin Boldak.
Kuptim plotë është thënia e komandantit të batalionit 2-38 USA, që: “këta djem jo vetëm që kanë nderuar vendin e tyre, por e duan shumë lirinë dhe paqen kudo në botë. Ata kanë bërë një prezantim të shkëlqyer të Shqipërisë dhe të Forcave Speciale Shqiptare, unë jam krenar që kam fatin të punoj me ta”.
Kjo ceremoni u përshëndet edhe nga përfaqësuesi më i lartë i qeverisë vendore, (shefi i distriktit) të qytetit Spin Boldak, i cili falenderoi trupta tona për punën e bërë në interes të sigurisë dhe zhvillimit të qytetit afgan.