E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Ekstradohet nje shtetas kosovar drejt Sarajeves

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, sot në orën 15:00’, u krye ekstradimi nga Tirana në drejtim të Sarajevës, Bosnjë –Hercegovinë, i shtetasit kosovar Feriz ÇUNAJ(QUNAJ), vjeç 41, lindur në Prizren -Kosovë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë më datën 28.08.2011, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Prush, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sarajevën, me qëllim ekstradimin e tij drejt Bosnjë-Hercegovinës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Lartë të Tuzla-s, Bosnjë-Hercegovinës, në datën 28.04.1997, ka lëshuar në ngarkim të tij urdhërin e arrestit, për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›