E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishen mbi 8 ndërtime pa leje në Spille

Inspektopriati urbanistik dhe i ndërtimit ka ndërhyrë për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit turistik të Spillesë në Kavajë. Fadromat e policisë ndërtimore kanë rrafshuar 8 objekte pa leje shumë katëshe kryesisht restorante, hotele, apo edhe lokale te ndryshme me vlera të konsiderueshme monetare.

Gjatë operacioni të policisë ndëtimore nuk ka pasur rezistecë nga ana e pronarëve të objekteve, ndërkohë që prezentë kanë qenë forcat e shumta policore. Sipas kryeinspektorit të Inspektoriatit urbanistik dhe ndërtimor, Erjon Softe ndërtimet e prishura janë të gjitha pa leje. Ai thekson se do të veprohet në të njëjtën mënyrë në të gjitha zonat turistike ku ka ndërtime pa leje.
 

Operacioni i inspektoriatit urbanistik dhe ndërtimor ka vazhduar deri në orët e vona procesion e prishjes së 8 objekteve shumëkatëshe pa leje të pozicionuara rreth 100 metra larg vijës bregdetare. Zona e bregdetit të Spillesë vlerësohet si një ndër më të bukurat dhe të veçantat në bregdetin shqiptar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›