Gjenerali Byler ia dorëzon detyrën gjeneralit Drevs

Gjenerali gjerman, Erhard Drevs, merr sot detyrën e komandantit të KFOR-it nga paraardhësi i tij Erhard Byler.
Aktualisht, misioni paqeruajtës ndërkombëtar i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka afro 5500 ushtarë.
Ky ndryshim i komandës po bëhet në periudhën e ripërtritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, e cila është e banuar me popullatë shumice serbe.
Muajin e kaluar, NATO-ja ka dërguar përforcime, për shkak të këtyre tensioneve.