"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", sot në Shkup
Në skenën e Teatrit të Shkupit do të ngjitet premierë mbrëmjen e sotme "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Vepra e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, vjen e përpunuar në version teatror prej dramaturgut Jeton Neziraj. Regjisori boshnjak, Dino Mustafiç, është kujdesur për këtë vënie në skenë duke servirur për trupën e aktorëve të Teatrit të Shkupit, por edhe për publikun në sallë konceptin e tij regjisorial. Janë aktorët: Bajrush Mjaku, Xhevdet Jashari, Adem Karaga, Vebi Qerimi, Musherefe Llozani, Adrian Aziri, Valon Ademi, Merlinda Saiti, Genci Mirzo, Sabedin Selmani
Teuta Ajdini, Amernis Nokshiqi, Zarie Jonuzi, Fisnik Zeqiri, Blerim Dardhishta, Visar Etemi, Emine Kadriu, Drita Aliu dhe
Hajrullah Ramizi, të cilët do të përcjellin për publikun personazhet dhe dramën që përcjell "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ata do të sjellin edhe një herë historinë e dhimbshme të plakës Nicë dhe të gjeneralit italian, që është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italianë gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë, detyra kryesore e të cilit ishte kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli. Regjisori boshnjak, Mustafiç, para se të niste provat erdhi në Tiranë për të përzgjedhur edhe ndonjë aktor shqiptar, i cili do të mund të interpretonte në këtë vepër, por pa ndonjë rezultat. Mustafiç, nesër në mbrëmje do të sjellë në skenë një vepër e cila pavarësisht kohës kur është krijuar dhe periudhën për të cilën flet do të sjellë mesazhe që përkojnë më së miri edhe me kohën tonë. Ai do të sjellë një shfaqje teatrale që qëndron jo vetëm si ngjarje e një kohe të caktuar, por që dialogët përkojnë edhe me situatat në të cilat ndodhet Ballkani i ditëve tona. Në funksion të konceptit regjisorial, balancat mes personazheve të pjesës kanë ndryshuar. Përveç figurave qendrore të gjeneralit, plakës Nicë, priftit, të tjera më pak të theksuara në roman, marrin peshë përmes veprimeve të tyre. Nga dinamika e ndryshuar e ngjarjeve, do të shohim ushtarë, varrtarë, të burgosurin e mullixhiut, prostitutën etj. "Tmerre të tilla të përshkruara në vepër nga Kadare i gjejmë edhe sot në të gjithë Ballkanin. Të gjallët dhe të vdekurit në ditët e sotme janë kaq afër sa këtij Ballkani do t‘i duhet të vazhdojë të kërkojë të vdekurit. Dhe pyetja e madhe apo reflektimi që do të përcillet nga skena teatrore ka të bëjë me të ardhmen: Ku do të shkojmë apo ku do të na çojë kjo situatë?", deklaroi pak kohë më parë për gazetën drejtori i Teatrit të Shkupit, Adem Karaga. Më parë, bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, vepra është vënë në skenë edhe në Teatrin Kombëtar të Tiranës në vitet ‘70. Më pas, regjisori Dhimitër Anagnosti e solli të ekranizuar në vitin 1989. Koreografia për shfaqjen "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Shkupit është i koreografit shqiptar, Gjergj Prevazi, skenografia e Dragutin Brozit, ndërsa muzika Nexhat Mujovit. a.h