Gjenerali serb Krstiç: Në Maqedoni do të shpërthejë konflikti

Gjenerali serb, Ninosllav Krstiç, është i mendimit se tensionet do të shkojnë deri në shpërthimin e përleshjeve në Maqedoni. “Jemi dëshmitar se po ashpërsohen marrëdhëniet pas arrestimit të ekstremistëve radikal për shkak të vrasjes së pesë personave. E gjithë kjo ka qëllim të krijimit dhe formimit të shtetit të shqiptarëve në territorin dhe hapësirën e Maqedonisë”, ka deklaruar gjenerali serb Ninosllav Krstiç.
Ai ka akuzuar se prapavija e kryeministrit të Kosovës Hashimm Thaçi, do të shkaktojë konflikte në veri të Kosovës, për të ruajtur pushtetin.
“Këto forca janë ish pjesëtarët e UÇK-së, që janë të organizuar dhe veprojnë në Kosovë, në Maqedoninë perëndimore dhe në Jug të Serbisë, shkruan gazeta “Kurir”.