E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg perjete per vrasesin e familjes Hudson

Një juri në Shtetet e Bashkuara ka dënuar një person për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së aktores Jennifer Hudson në vitin 2008.  Ëilliam Balfour, ish-kunati i Hudson, u dënua me burgim të përjetshëm për tre vrasje të shkallës së parë nga një juri në Çikago. 
Prokurorët deklaruan se Balfour qëlloi mamanë e Hudson, vëllain dhe nipin 6-vjeçar pasi gruaja që e kishte braktisur refuzoi të bashkohej sërish me të. Jennifer Hudson shpërtheu në lotë kur vendimi u lexua. Aktorja fituese e çmimit Oscar ishte dëshmitarja e parë e thirrur në gjyq dhe kishte ndjekur të gjitha dëshmitë. Pas vendimit, ajo dhe motra e saj lëshuan një deklaratë të përbashkët ku thuhej: “Ne kemi vuajtur shumë për këtë tragjedi të tmerrshme”. 
“I lutemi Zotit që ta falë Balfour për këto veprime rrëqethëse dhe që një ditë të sjellë paqe në zemrën e tij”, thanë dy motrat në deklaratë. Ato falenderuan prokurorët për punën “e përkushtuar dhe të palodhur” dhe vlerësuan punën e policisë dhe dëshmitarët në proçes. 
Juria diskutoi për tre ditë me radhë para se të jepte verdiktin e saj ndaj Balfour, 31 vjeç, që tani përballet me burgimin e përjetshëm. Gjatë procesit gjyqësor ai nuk tregoi asnjë emocion, ndërsa avokati i tij mbrojtës tha se do të apeloje vendimin. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›