E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, protestë për lirimin e Timoshenkos

Më tepër se 2 000 ukrainas morën pjesë sot në protestën kundër regjimit të presidentit aktual Viktor Janoukoviç.
      
Manifestuesit janë mbledhur në sheshin në qendër të qytetit me thirrje të disa partive opozitare, ndër të cilat edhe ajo e kryesuar prej Timoshenkos, e cila vuan një dënim prej shtatë vitesh burg dhe është transferuar këtë javë nga qelia drejt spitalit si pasojë e një hernieje diskale.
      
"Liri për Ukrainën! Liri për Julian!", thërriste drejt turmës Olexandre Turçinov, zëvendëskreu i partisë opozitare, gjatë protestës ku e pranishme ndodhej edhe vajza e ish-kryeministres Julia Timoshekno, Evgjenia Timoshenko.

                                                                                             2012-05-12 16:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›