E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: Nuk është menduar mirë ndarja e mandatit të deputetit me të ministrit

luan ramaAjo njihet si një nga reformat më të mëdha që do ndërmarrë e majta kur të nisë qeverisjen. Bëhet fjalë për ndarjen e mandatit të deputetit me atë të ministrit.

Por një nga eksponentët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputeti i ri Luan Rama, thotë se një gjë e tillë nuk është e menduar mirë.

Është një çështje që do duhej të ishte diskutuar dhe të ishte konsultuar më mirë në momentin kur u artikulua. Unë nuk di në Europë të ketë vend tjetër që aplikon këtë standard me përjashtim të Francës. Është një problem për të cilin është shpallur një qëndrim nga kryetari i PS, me këtë parim ka rënë dakord dhe LSI për të mos krijuar dy standarde. Është një çështje që ndoshta do të shihet në mënyrë më konkrete në momentin kur do të formësohet realisht qeveria e re, tha Rama për Ora News.

I pyetur nëse do e lërë ai mandatin e deputetit për një post ministror, Rama thotë: Mandati i deputetit është mandat përfaqësimi politik, mandat i fituar me votë dhe përgjithësisht gjykimi apo ndarja mes një mandati të fituar me votë dhe një mandati të marrë me emërim, logjika normale ta do të orientohesh drejt mandatit të përfaqësimit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›