E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Sdo presim që Rama të bjerë vetë nga pushteti, do e rrëzojmë në vitin 2015

olldashKandidati për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, premton se do e rrëzojë Edi Ramën nga pushteti në vitin 2015.

Duke folur në takimet e tij në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë, Olldashi deklaroi: Ne nuk mund të presim që ata të bien vetë nga pushteti. Ne nuk mund të presim të humbasë Edi Rama. Jo, ne nuk do të presim. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën. Por që të rrëzojmë Edi Ramën duhet domosdoshmërisht të bëjmë disa ndërhyrje: Duhet një betejë e tmerrshme opozitare në parlament, por me një strukturë të balancuar, të vënë edhe nën përgjegjësi, edhe mbi stimuj dhe të inventarizuar me kontributet e gjithsecilit, në mënyrë që partia të jetë e drejtë me gjithsecilin. Këto ndërhyrje e bëjnë Partinë Demokratike dinamike, e bëjnë dominante në terren, e bëjnë absolutisht një makineri që nuk ka asgjë që ta ndalë. Dhe nëqoftëse mekanizimi do të funksionojë dhe ne, që në ditën e pare do të bëjmë një betejë të jashtëzakonshme opozitare në parlament, unë jam i bindur që ne rikthehemi fitues në përballjen e parë elektorale që kemi me kundërshtarin tonë, në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Olldashi tha se në politikën shqiptare nuk mund të ketë më lojtarë mesfushorë. Kundërshtari ynë në bllok është ish- Partia e Punës, ndërsa Partia Demokratike është shtëpia e opozitarëve./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›