E Diel, 1 Nëntor 2026

Toka po ndryshon polet brenda pak vitesh

Zhvendosja e poleve disa here ngaterrohet me ndryshimin e poleve kur polet magnetike ndryshojne vend pra qe veriu behet jug dhe anasjellas.

Nje zone e vogel ne Nevada te Shteteve te Bashkuara te Amerikes po verteton se fusha magnetike e Tokes po ndryshon pole. Mineralet magnetike u krijuan ne kete zone gurore 15 milione vjecare ne nje moment kur poli verior magnetik po ndryshonte me shpejtesi duke u bere poli jugor dhe anasjellas. Keto ndryshime te fushave gjeomagnetike ndodhin cdo 200 mije vjet duke u dashur afersisht 4 mije vjet per ndryshimin perfundimtar. Por guret e Nevades po tregojne se ndryshimi aktual po ndodh shume shpejt. Kushdo qe ka me vete nje kompas mund te beje matjet e tij duke pare se poli verior ndryshoi me nje grade vetem gjate javes se kaluar nje cast jashtezakonisht i vogel per kohen gjeologjike. Ky eshte vetem rasti i dyte ku eshte pare nje ndryshim i tille gjeomagnetik. I pari u pershkrua ne vitin 1995 ne guret e Maleve Stins ne Oregon po ne SHBA po nuk u pranua nga komuniteti shkencor. Nje shembull i dyte qe perforcon kete teori tregon se ky ndryshim po ndodh shume shpejt brenda pak viteve ose nje shekulli ne vend te mijevjecareve. Zhvendosja e poleve disa here ngaterrohet me ndryshimin e poleve kur polet magnetike ndryshojne vend pra qe veriu behet jug dhe anasjellas. Duke studiuar magnetizmin e gureve antike shkencetaret kane mesuar se ndryshimi i poleve ka ndodhur ne intervale jo te rregullta pergjate historise se Tokes mesatarisht nje here ne 300 mije vjet. Hera e fundit qe ka ndodhur ishte perafersisht 780 mije vjet me pare. Sipas profesorit te Universitetit te Kalifornise Geri Glaxmajer i cili ka modeluar kete fenomen me nje superkompjuter ndryshimi i poleve vjen si pasoje e levizjes se hekurit te shkrire ne pjesen e jashtme te kores se Tokes cka mund te ndryshoje fushen magnetike te Tokes. Ndryshimi i poleve ndodh pergjate mijera viteve periudhe ne te cilen polet magnetike mund te shfaqen ne vende te cuditshme per shembull poli i veriut mund qe ne menyre te papritur te shfaqet ne ishullin Tahiti ne Paqesor. Kohet e fundit disa studiues kane sugjeruar se nje luhatje e fushes magnetike ne nje zone te quajtur si Anomalia e Atlantikut te Jugut mund te jete nje shenje e nje ndryshimi te poleve ne te ardhmen cka ne menyre jo te cuditshme mund te ndodhe edhe ne vitin 2012 nje perforcim per besimtaret e apokalipsit megjithese shkencetaret thone se kjo nuk ka shume gjasa te ndodhe. Nese ndryshimi i poleve do te ndodhte sipas gjeofizikanit te Universitetit te Stanfordit Norm Sllip ajo mund te shkaktonte fenomene te cuditshme. Aurorat mund te ishin te dukshme ne ekuator ne vend te poleve kompaset nuk do te ishin me te besueshme dhe transmetimet radiofonike mund te pesonin efekte te pandreqshme. Rrezet qiellore mund te depertojne ne atmosferen e Tokes me me shume lehtesi por ne cdo rast jeta njerezore do te vijonte punen e vet. Nga ana tjeter nje zhvendosje fizike poli do te shoqerohej me nje peshe shume here me te larte te pasojave ne koren e Tokes por edhe prane siperfaqes si per shembull formimi i nje vullkani gjigant shume larg ekuatorit. Ne teori forca rrotulluese e Tokes do te terhiqte objekte shume te medha te brendshme larg aksit rreth te cilit planeti yne rrotullohet. Nese kjo peshe do te ishte mjaftueshem e pabalancuar Toka do te vijonte te rrotullohej ne menyre te paparashikueshme derisa kjo peshe te rishperndahej ne afersi te ekuatorit. Ne kete proces kontinentet mund te ndryshonin vend nga zona tropikale ne Arktik ne nje shpejtesi shume here me te madhe te levizjes te kontinenteve si pasoje e perplasjes se pllakave tektonike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›