E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teoria e re Universi u krijua nga njerezit

Per te krijuar nje univers te ri do te nevojitej nje makineri shume pak me e fuqishme se Pershpejtuesi i Madh dhe ekzistojne te gjitha mundesite qe universi yne te jete krijuar ne kete menyre.

Argumenti se nese Universi ka nje krijues dhe kush mund te jete ai eshte nje nder me te vjetrit ne historine e njerezimit. Por nder teorite e shumta ndermjet besimtareve dhe skeptikeve njera prej tyre eshte injoruar thuajse teresisht ideja se universi rreth nesh u krijua nga njerez si ne qe perdoren mjete jo shume te pangjashme nga ato qe kane ne dore shkencetaret sot.

Si per shume gjera te tjera ne fiziken moderne ideja permban perplasjen e trupezave nenprotonike dicka si ajo qe po ndodh ne Pershpejtuesin e Madh ne Zvicer. Perpara se Pershpejtuesi te niste punen disa alarmues u shqetesuan se ajo mund te krijonte nje vrime te zeze qe mund te shkaterronte boten. kjo nuk ishte nje nder shqetesimet e shkencetareve qe po organizonin eksperimentin edhe pse eshte e mundur qe nje pajisje te krijoje nje vrime artificiale te zeze pasi kjo vrime do te ishte shume e vogel per te thithur akoma edhe nje atom e jo me mbare Boten.

Megjithate per te krijuar nje univers te ri do te nevojitej nje makineri shume pak me e fuqishme se Pershpejtuesi i Madh dhe ekzistojne te gjitha mundesite qe universi yne te jete krijuar ne kete menyre.

Kjo eshte e mundur per dy arsye. Se pari sepse vrimat e zeza mund qe sic mund ta dine te apasionuarit pas fantashkences te veprojne si shtegje per zona te largeta te hapesires dhe te kohes. se dyti per shkak te faktit te habitshem se graviteti ka energji negative e si pasoje nuk nevojitet energji per te krijuar nje univers. Pavaresisht sasise kolosale te energjise qe permban cdo atom i cfaredolloj materieje ajo eshte teresisht e balancuar nga negativiteti i forces se gravitetit.

Per me teper vrimat e zeza jane shume thjesht te beshme. Per cdo objekt ekziston nje rreze kritike qe quhet rrezja lsquoShvarzshildrsquo ne te cilen masa e objektit krijon nje vrime te zeze. Rrezja Shvarzshild per Diellin eshte perafersisht dy milje pra 1 e 200 mijta e gjeresise se tij aktuale qe Toka te kthehet ne nje vrime te zeze ajo duhet te ngjeshet ne nje top me nje rreze prej nje centimetri.

Vrimat e zeza qe mund te krijohen ne nje pershpejtues pjesezash nenprotonike jane shume te vogla masa mikroskopike te ngjeshura ne volume shume here me te vogla. Por per shkak te energjise negative te gravitetit nuk ka rendesi se sa te vogla jane keto vrima ato gjithsesi e kane mundesine qe te perhapen dhe te zgjerohen ne dimensionet e tyre. ky zgjerim eshte ekzaktesisht i atille si zgjerimi i universit tone pas Big Bangut kur papritshmerisht shpertheu nga nje sasi mikroskopike materieje ne nje kozmos gjigant.

Alan Guth i Institutit te Teknologjise se Masacusetsit propozoi fillimisht idene tashme mjaft te pranuar te inflacionit kozmik pra qe pika fillestare e Big Bangut ishte fillimisht shume here me e vogel dhe se zgjerimi i saj shume here me i shpejte sesa mund te imagjinohet. Ai ka analizuar teknikalitetet e krijimit te universeve ne laboratore dhe arriti ne perfundimin se ligjet e fizikes e bejne kete krijim te mundshem se paku ne parim.

Pyetja kryesore eshte nese kjo ka ndodhur tashme pra nese universi yne eshte nje univers i dizenjuar nga vete njerezit Me kete ide nuk perceptohet ideja e figures se Zotit nje dizenjues inteligjent qe monitoron dhe formon te gjitha aspektet e jetes. evolucioni nepermjet perzgjedhjes natyrore dhe te gjitha proceseve te tjera qe kane prodhuar planetin tone dhe jeten ne te jane te mjaftueshme per te shpjeguar se si arriten ne piken ku jemi sot duke pasur parasysh se ligjet e fizikes veprojne ne universin tone. Megjithate ka nje pike te caktuar qe pranon idene e nje dizenjuesi inteligjent te universeve si vrima. Fizika moderne sugjeron se universi yne eshte nje nga shume pjese te multiversity ku rajone te ndryshme te hapesirave dhe kohes mund te kete veti te ndryshme fuqia e gravitetit mund te jete me e larte ne disa dhe me e ulet ne te tjera. Nese universi yne eshte krijuar nga nje qyteterim teknologjikisht i avancuar ne nje pjese tjeter te multiversity dizenjuesi mund te jete pergjegjes per Big Bangun por per asgje tjeter me shume.

Nese dizenjues te tille bejne universin duke krijuar vrima te zeza menyra e vetme qe ne dime se dicka e tille mund te behet ka se paku tri nivele se si ato mund te operojne i pari eshte thjesht krijimi i vrimave te zeza pa influencuar ne ligjet e fizikes ne universin e ri. Njerezimi eshte afersisht ne kete nivel qe novela Kosm e Gregori Bendford e percon ne nje kontekst zbavites Nje kerkues amerikan e gjen veten pas nje shperthimi ne nje pershpejtues pjesezash nenprotonike me nje univers ne dore ne madhesine e nje topi te vogel.

Niveli i dyte per nje qyteterim pak me te avancuar mund te permbante ndryshimin e vetive te universeve foshnjore ne drejtime te caktuara. Mund te jete i mundshem krijimi i vrimave te zeza ne menyre te atille qe forca e gravitetit te jete pak me e forte sesa ne universin prind pa e bere te mundur qe dizenjuesi te jete i afte te thote se sa me e forte do te jete kjo fuqi.

Niveli i trete per nje qyteterim shume me te avancuar do te permbante mundesine per te percaktuar parametra precize duke e dizajnuar universin e ri deri ne detaje. Nje analogji do te ishte me ate te femijeve te dizenjuar ne vend qe te dizenjonin AND-ne per te pasur nje femije perfekt nje shkencetar mund te dizenjoje ligjet e fizikes per te krijuar nje univers te persosur. Por me e rendesishmja edhe pse nuk do te ishte e mundur ne keto raste akoma edhe ne nivelet me te avancuara eshte se dizenjuesi nuk do te mund te nderhynte ne universet foshnje qe do te krijonte. Nga momenti i Big Bangut cdo univers do te ishte ne fatet e tij.

Kjo mund te duket si nje rast shume i ekzagjeruar por ajo cka eshte me e cuditshmja per kete teori eshte mundesia e larte qe kjo ka te ndodhe ose te kete ndodhur tashme akoma edhe me universin tone. E vetmja gje qe eshte e nevojshme eshte qe evolucioni te ndodhe natyralisht ne multivers deri ne ate pike qe se paku ne nje univers inteligjenca te arrije afersisht nivelin tone. Nga kjo pike farezimi dizenjuesit inteligjente mund te krijojne mjaftueshem universe te afta per evolucion qe mund te lindin nga universi i tyre e te cilat mund te ngjajne me universin tone me fjale te tjera te pershtatshme per jete inteligjente. Keto mund te zgjerohen pambarimisht aq sa universet jointeligjente te behen thjesht nje pjese e vogel e mbare multiversity. Kjo e ben jashtezakonisht te mundshme qe nje univers i dhene perfshi edhe tonin te jete i dizenjuar dhe jo natyral.

Nderkohe qe inteligjenca e nevojshme qe te kryhet kjo pune duhet te jete shume pak me e madhe se jona eshte e nje lloji te ngjashem me ate qe ne kemi dhe jo e madhe dhe e pambarimte si ajo e Zotit. Dhe arsyeja me e mundshme qe nje inteligjence e tille te krijoje universe eshte e njejte me ate te veprimtarive si ngjitja e maleve apo studimi i natyres se pjesezave nenatomike pra vete fakti qe ne mundemi ta bejme dicka te tille. Nje qyteterim qe ka teknologjine per te krijuar universe foshnje pa dyshim qe do ta kishte kete joshje te parezistueshme. Dhe nese inteligjencat jane te peraferta me tonen do te ishte nje tundim i jashtezakonshem per nivelet e larta te universit qe te dizejnonin pune me rezultate te permiresuara.

Kjo teori jep fortesine me te madhe ne fjalet qe ka thene Albert Ajnshtajn se gjeja me e pakuptueshme e universit eshte qe ai eshte i kuptueshem. Universi eshte i kuptueshem per mendjen e njeriut pasi ai eshte dizejnuar se paku ne nje fare mase nga qenie inteligjente me mendje te ngjashme me tonen thone tashme disa shkencetare.

Astronomi i madh britanik Fred Hoil sugjeron se ligjet e fizikes jane kaq te mirorganizuara per jeten njerezore sa qe universi duhet te jete dicka e bere me dore. Nje sere shkencetaresh besojne se kjo eshte e vertete se universi eshte realisht nje vend i krijuar si nje shtepi per jeten edhe pse ajo ka evoluar nepermjet nje procesi te perzgjedhjes natyrore pa nevoje per nderhyrje te jashtme. Sipas tyre nuk eshte se njeriu u krijua si refleksion i imazhit te Zotit por se universi yne u krijua pak a shume si refleksion i imazhit te dizajnuesve te tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›