E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gjeniu i Vogel", nis ne TV Klan edicioni i 3-te i spektaklit

Dhunti kane vokalin dhe interpretimin Live. Jo me kot jane perzgjedhur si fantazistet e rinj te spektaklit Gjeniu i Vogel, qe rikthehet ne Televizionin Klan me edicionin e trete, pas kater vjetesh, me nje format krejt origjinal nga dy programet e meparshem. Jane 30 femije te perzgjedhur nga e tere arena shqiptare permes audicioneve, brenda dhe jashte kufijve, deri ne diaspore. Ata celen mbreme siparin e ketij spektakli qe ka fituar nje status te vecante shikueshmerine ne ekran, ne Teatrin e ri te Televizionit Klan, skene e frymezuar rishtas per kete program te promovimit te zerave me te rinj te kenges.
Nje angazhim maksimal, qe flet me tonet e nje mega industrie, qe nis me veshjet e femijeve, te orkestres, lukun e tyre, transkriptimin e orkestraleve, partet muzikore, kolaudimin audio-video, ne nje program ku gjithcka dimensionohet live per publikun dhe teleshikuesit. Nje format qe mban vulen e Pandi Lacos si skenarist dhe producent, Bledar Lacos si regjisor dhe Adi Hiles si udheheqes artistik, por qe mundesohet ne bashkepunim me nje staf te tere profesionistesh te Televizionit Klan.
Por, prezantimi i elementeve te Gjeniut kete here ka nje formule te re, krejt aritmetike.
Si asnjehere me pare ne skene do te jene plot 40 muzikantet e orkestres, 30 femijet e Gjeniut dhe 60 femijet e Korit te Qendres Kombetare te Kultures te drejtuar nga kompozitori Xhavid Ujkani.
Naten e pare te spektaklit u prezantuan te gjithe femijet, me kenge te njohura, perla te muzikes se lehte shqiptare, si dhe kenge te njohura italiane dhe amerikane. Kenge te kenduara me orkester dhe akapela, disa syresh te aranxhuara nga kitaristi Genti Myftaraj.
Por, detajet e ketij programi shkojne edhe pertej skenes, pasi per 14 jave te spektaklit, femijet jane shkeputur, nga qytetet e tyre, nga shkollat ku mesojne, per te jetuar e vijuar mesimin normalisht nga e hena ne te premte ne Shkollen Nentevjecare dhe te Mesme "Faik Konica" ne Tirane. Mesim ne shkolle dhe prova per spektaklin e javes, qe kete here i eshte besuar prezantueses Suela Demiri.
Formula e re
Formula e programit kete vit ka te vecante edhe 4 anetaret e jurise, te cilet jo vetem do evidentojne vlerat interpretative, por kjo mbetet per t'u zbuluar sonte, kur do te njihen edhe 30 femijet e Gjeniut te Vogel, te cilet per mese 3 muaj do te pushtojne ekranin e Televizionit Klan cdo te shtune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›