Topalli: Edi Rama, njeriu qe bazon karrieren ne morte

"Ka njerez ne kete vend qe lindin me shpresen qe te shohin vetem morte dhe e bazojne karrieren e tyre ne to. Edhe pse ka ardhur ne Shkoder pas dhjete diteve ai mbeti i zhgenjyer se nuk gjeti asgje nga keto". Kjo ka qene akuza e forte e kryeparlamentares Topalli, teksa deklaroi dje se menaxhimi i situates eshte bere si asnjehere me pare. Gjate nje komunikimi per mediat nga "Harku i Berdices", kryeparlamentarja theksoi se bashkepunimi i banoreve per evakuimin mbetet kusht i domosdoshem qe asnjerit te mos i ndodhe asgje. "Menaxhimi i situates eshte bere me sens te tille pergjegjesie si asnjehere me pare. Niveli i liqenit eshte rritur me 13 cm. Ketu vazhdojne reshjet. Prurjet e lumit te Kirit dhe Gjadrit jane te larta", vleresoi Topalli. Sipas saj, vetem Kiri ka prurje 500 m3 ne sekonde dhe ujerat qe vijne nga Mali i Zi e kane bere shume te larte nivelin ne liqenin te Shkodres dhe per rrjedhoje, kjo ka bere qe siperfaqet e permbytura te rriten. Me tej, ajo tha se rruga nacionale qe lidh Tiranen me Shkodren eshte e kalueshme per te gjitha mjetet. Kryetarja e Kuvendit solli ne vemendje se vazhdojne te vijne makinerite e transportit me ushqime, uje, ilace dhe cdo gje u eshte vene ne dispozicion banoreve te zonave te permbytura. "Edhe pse ne keto momente ka nje lloj uljeje te nivelit te ujit ne lagjet hyrese te Shkodres ne "Bacallek", niveli i liqenit eshte rritur me 13 cm", njoftoi Topalli. Ne komunikimin e saj me mediat, ajo tha se edhe ujerat qe vijne nga Mali i Zi e kane bere shume te larte nivelin ne liqenin e Shkodres dhe per rrjedhoje, kjo ka bere qe siperfaqet e permbytura te rriten, sidomos ne komunen e Bushatit qe eshte nje zone me e ulet, por edhe ne Velipoje, Dajc e ne Gurin e Zi. "Une shfrytezoj rastin, duke u perseritur edhe pas dhjete ditesh banoreve te Dajcit, banoreve te Anes se Malit, Obotit, Bushatit. Velipojes, fshatrave te permbytura, por edhe lagjeve ne hyrje te qytetit, qe ata te largohen", apeloi kryeparlamentarja. Ajo tha gjithashtu se "nje situate e tille nuk i dihet se sa do te zgjase dhe detyra jone eshte per t'i larguar keta banore dhe kerkohet bashkepunimi i tyre". Sipas saj, pa bashkepunimin e tyre veshtiresohet situata. Prej disa ditesh Komiteti Nderministror, pothuajse te gjithe ministrat jane te instaluar ne Shkoder. "Ata vazhdojne te ndjekin situaten minute pas minute. Jane angazhuar prej ditesh ne cdo fshat, ne cdo zone te permbytur por edhe ne pjese te tjera, duke iu pergjigjur cdo kerkese te banoreve", beri te ditur Jozefina Topalli. Duke folur per numrin e te evokuarve, kryetarja e Kuvendit beri te ditur se te evakuuarit jane rritur. Por, ajo theksoi se do te deshironin qe ne keto zona te permbytura dhe te mos kishte asnje banor te rrezikuar dhe ne menyre te vecante femijet e te semuret. "Ftesa eshte per te gjithe banoret, e perseris bashkepunimi i tyre me pushtetin vendor, me komitetin nderministror, me ushtrine, me policine eshte kusht i domosdoshem qe asnjerit te mos i ndodhe asgje", perfundoi komunikimin e saj, kryeparlamentarja.
MENAXHIMI
"Deri tani kane shkuar 40 tone ushqime, uje, si dhe ushqim edhe per gjene e gjalle. Angazhimi shkon pertej asaj qe mund te imagjinohet. Kemi si asnjehere me pare nje menaxhim me sens te madh pergjegjesie dhe qendrim me afer njerezve, ne keto kushte qe vijne si shkak i ndryshimeve te klimes", deklaroi dje, Jozefina Topalli.