Ansambli Kombetar, rikthen krijimtarine e Panajot Kanacit dhe Agron Aliajt Izaura Ndoj
Ansambli Kombetar i Valleve dhe Kengeve ka marre jete nga veprat dhe vlerat qe koreografet Panajot Kanaci dhe Agaron Aliaj, kane sjelle ne skenen shqiptare. Keshtu shprehet drejtori artistik Sulejman Balteza, i cili premton se ne kete 60 vjetor te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, Ansambli Kombetar do te riktheje ne skene veprat koreografike te “Artistit te Popullit” Panajot Kanacit dhe koreografit Agron Aliajt “Artist i Popullit”. “Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore, e ka nisur sezonin artistik me nje kalendar te pasur artistik, sic jane; rikthimi i koreografise se Panajot Kanacit dhe Agron Aliajt, pergjate vitit 2013-te”, thekson Balteza. Drejtori artistik i ansamblit, tregon se tashme ka nisur puna per dy koncertet recitale, si homazh kushtuar dy ikonave te skenes shqiptare. “Ne kuader te festimeve te Dites se Veres eshte menduar nje koncert me koreografi nder vite te mjeshtrit Agron Aliaj. I kushtohet kontributit te tij, por dhe kete vit ai ka dhe 80-vjetorin. Nje tjeter premiere eshte dhe koncerti me rastin e 90-vjetorit te koreografit Panajot Kanaci. Nje koncert homazh qe do te ktheje ate pjese te harruar te krijimtarise se tij. Do ta evidentojme, duke i bere nje homazh vepres se tij”, pohon Sulejman Balteza drejtor artistik i AKKVP.
Homazh Kanacit dhe Aliajt
Koreografi Panajot Kanaci, qe ne moshe te vogel ra ne sy menyra elegante e kercimit te tij. Ne vitin 1945 ishte nder te paret qe krijoi grupet e valleve, duke realizuar miniatura baleti dhe valle popullore te krahinave te ndryshme te Shqiperise. Ai realizoi baletin e pare kombetar “Halili dhe Hajria”, me muzike te Tish Daise. Me pas realizoi baletin “Delina”, “Bijte e Peshkatarit”, etj. Ai ishte levrues i palodhur i valles popullore, duke arritur nivele te larta perpunimi si “Vallezimi i shqipeve”, “Valle labe”, “Valle myzeqare”, etj. Nderkohe, koreografi Agron Aliaj ishte nje tjeter ikone e valles shqiptare. Pasioni per vallen dhe kercimin linden tek ai qe ne vogeli. Krijimi i grupit te valleve ne Shtepine e Pioniereve ne vitin 1946 ne Tirane nen drejtimin e mjeshtrit Panajot Kanaci qe nje nxitje per te.
Festivali i interpretuesve te Rinj
Ne projektet artistike per here te pare do te jete dhe Festivali i Interpretuesve te Rinj te Kenges Popullore, nje aktivitet ky i menduar per te sjelle ne skene zerat me te mire. Gjithashtu do te kete dhe kenge dhe krijime te tjera popullore. “Per here te pare, Ansambli ka menduar te realizoje nje festival qe evidenton zerat me te mire ne muziken popullore. Pa diskutim, qe interpretimet ne kete festival do te jene teresisht “live” per te shmangur spekulimet”, shprehu Balteza. Sipas tij, Festivali i Interpretuesve te Rinj te Kenges Popullore do te organizohet ne prill-maj te 2013-se.