E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qumeshti, Ruli: Lufte e pandershme e vendeve te rajonit Sonila Isaku

Qumeshti qe qarkullon ne vend eshte i sigurt per konsumatoret dhe deklaratat e bera se fundmi, jane nje lufte e pandershme e vendeve te rajonit. Keshtu eshte shprehur Ministri i Bujqesise, Genc Ruli per ceshtjen e alfatoksines ne qumeshtin shqiptar. “Duke kuptuar qarte se ceshtja e Alfatoksines nuk lindi si nje problem dhe perkujdesje ndaj mbrojtjes, shendetit te konsumatorit, por si nje lufte e pandershme tregtare mes vendeve te rajonit, ne kemi per detyrim politik, por dhe profesional te mbrojme nga goditje te tilla jo vetem thjesht industrine tone moderne te perpunimit dhe te ambalazhimit te qumeshtit, por cka eshte me e rendesishme, te mbrojme dhe interesat e jo me pak se 20 mije fermereve shqiptare", tha Ruli. Ministri ka mbrojtur perfshirjen ne kete alarm, abuziv sipas tij, te Autoritetit Kombetar te Ushqimit, duke thene se reagimi i autoriteteve shqiptare ishte korrekt, pasi pala shqiptare nuk beri mbrojtje te njeanshme te produktit vendas, ne dem te sigurise se shendetit te konsumatoreve. Ndersa ministri i Jashtem Edmond Panariti, shkoi dhe me tej duke e quajtur alarmin e autoriteteve kosovare thjesht spekulative dhe pengese artificiale per qarkullimin e lire te mallrave mes dy vendeve. “Javen qe vjen, kam ndermend qe me ministrin Hoxhaj, te nenshkruaj nje protokoll te bashkepunimit ekonomik me Republiken e Kosoves. Qellimi eshte qe ne te krijojme hapesira sa me te medha te nje tregu te perbashket, ku te kemi qarkullim te lire te mallrave, perfshire ketu edhe produktet me origjine shtazore, pa pengesa artificiale, sic ishte kjo pengesa e fundit, e cila ishte bere thjesht per qellime tregtare", tha Panariti. Nderkohe, pavaresisht deklaratave te bera per kete ceshtje si nga ekspertet, ashtu edhe nga drejtuesit me te larte te Ministrise se Bujqesise, ne asnje rast nuk u publikua niveli i alfatoksines dhe niveli se kur ajo perbente rrezik per jeten e konsumatorit. Analizave iu nenshtruan vetem markat e dyshuara ne Kosoves dhe jo te gjithe llojet dhe as nenproduktet e qumeshtit. Mostrat e qumeshtit te ketyre markave, u nisen per t'u analizuar ne laboratorin e akredituar ne Breshia te Italise. Nderkohe, qe aktualisht priten te vijne pergjigjet, Ministria e Bujqesise garanton per cilesi te ketij qumeshti. Keto deklarata u bene gjate nje konference te organizuar me rastin e 85-vjetorit te krijimit te Sherbimit Veterinar Shqiptar.

Siguria per konsumatoret e qumeshtit

Ministri i Bujqesise Genc Ruli, ka dale garant per cilesine e qumeshtit, duke dhene garanci absolute per konsumatorin shqiptar, se asnje rrezik nuk i vjen atij nga qumeshti i prodhuar dhe i ambalazhuar ne stabilimentet shqiptare. “Duke kuptuar qarte se ceshtja e alfatoksines nuk lindi si nje problem dhe perkujdesje ndaj konsumatorit, por si nje lufte e pandershme tregtare mes vendeve te rajonit, ne kemi per detyrim politik, por dhe profesional, te mbrojme dhe goditje te tilla jo vetem thjesht industrine tone moderne te perpunimit dhe ambalazhimit te qumeshtit, por cka eshte me e rendesishme te mbrojme dhe interesat e jo me pak se 20 mije fermereve shqiptare, qe prodhojne ate qumesht qe perpunohet ne stabilimente dhe qe shqiptaret e konsumojne ne menyre te garantuar”, ka pohuar Ruli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›