E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Cdo veprim, ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves

Takimi i gjashte mes kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe atij te Serbise, Ivica Dacic eshte mbyllur me “perparim te mire”. Te pakten ky eshte vleresimi qe ka dhene dje pas takimit ne Bruksel, zedhenesja e shefes se diplomacise evropiane, Maja Kocijancic. Ne nje koment te bere ne rrjetet sociale, zedhenesja e Ashton u shpreh se "eshte arritur perparim i mire." Kocijancic ka thene gjithashtu se deri ne takimin e ardhshem me 20 mars, “duhet te kryhen disa pune”.

Qendrimi i Thaci

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci e ka quajtur takimin e sotem me kryeministrin e Serbise Ivica Dacic ne Bruksel, si konstruktiv, derisa ka thene se ka marre pajtueshmeri verbale per shperberjen e strukturave paralele te sigurise ne veriun e Kosoves. “Ishte takim konstruktiv ne frymen e mundesive per gjetjen e zgjidhjeve te pranueshme ne perputhshmeri me Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet e saj. Eshte bere progres ne kuptimin e asaj qe te kemi rend dhe ligj edhe ne veri, te kemi rend demokratik, te kemi zgjedhje te lira, zgjedhje ku vete qytetaret mund te zgjedhin perfaqesuesit legjitime", tha Thaci. Ai ka pranuar se ne takim eshte diskutuar per ceshtjen e komunave serbe ne Veri te Kosoves, duke shtuar se cdo hap do te hidhet ne pajtim me Kushtetuten e Kosoves. “Natyrisht qe eshte diskutuar edhe per Asociacionin e komunave me shumice serbe, gjithmone sipas ligjeve te Kosoves, por ne asnje rrethane me ndonje mandat legjislativ apo ekzekutiv, apo Ahtisari plus perkundrazi gjithmone gjithcka do te mbetet ne perputhshmeri me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves dhe standardet evropiane”, u shpreh Thaci. Thaci, shtoi se takimi i djeshem ishte optimist persa u perket marredhenieve mes dy vendeve, si shtete me te drejta te barabarta. “Ka pasur nje pajtueshmeri verbale per shperberjen e plote te te gjitha strukturave te sigurise, si dhe per funksionimin e sistemit te drejtesise sipas ligjeve te Kosoves edhe ne veri. Nga sot mund te them se jam me optimist per normalizimin e marredhenieve mes shtetit te Kosoves dhe Serbise duke implementuar axhenden qe e kemi para nesh te udhehequr nga BE dhe te mbeshtetur nga SHBA”, tha Thaci.

Takimi i radhes me 20 mars

“Dialogu ne mes te kryeministrave te Kosoves dhe Serbise, eshte ne fazen me vendimtare dhe se te dyja palet duhet te jene me konstruktive, qe te arrihen marreveshje. Keshtu ka thene per Radion “Evropa e Lire”, Maja Kocijancic, zedhenesja e shefes per politike te jashtme te BE-se, Catherine Ashton. “Eshte e qarte, se cilet do te jene hapat e metejshem. Nuk kemi edhe shume kohe, per kete jane ne dijeni edhe kryeministrat. Eshte duke u punuar qe te arrihet deri te nje progres”, ka thene Kocijancic, duke shtuar se edhe perkunder kesaj, eshte e veshtire te dihet se kur ky dialog do te mund te perfundoje. Ajo ka shtuar se te gjitha marreveshjet e arritura dhe ato qe do te arrihen, jane ne pajtim me qendrimin e te dyja paleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›