E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vejsiu: Maturantet kujdes me koeficientet

Vetem pak dite me pare ka nisur plotesimi i formularit A1 nga te gjithe maturantet ne mbare vendin nepermjet portalit online, e-albania.al. Shume maturante shpeshhere zgjedhin lende qe kane koeficient te larte duke menduar se keshtu do te marrin shume pike ne provim. Per kete qellim Drejtori i Arsimit Parauniversitar ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, Fatmir Vejsiu ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, keshillon te gjithe ato maturante qe te kene kujdes ne perzgjedhjen e lendeve. Sipas tij, maturantet nuk duhet te perzgjedhin lende me koeficient te larte, ne rast se nuk jane shume te pergatitur ne ate lende. Ai sugjeron qe maturantet me mire te zgjedhin nje lende te cilen e njohin shume mire dhe qe ka nje koeficient te ulet, sesa nje lende per te cilen nuk kane shume njohuri, por qe ka nje koeficient me te larte. “Plotesimi i formularit A1 perkon me daljen e koeficienteve te lendeve me zgjedhje. Pra maturantet ne disa raste zgjedhin lende qe kane koeficient te larte. Ata nisen nga fakti se ka koeficient te larte dhe une po e zgjedh kete lende, pasi do me jape shume pike ne provim. Kjo nuk mjafton, pasi ajo lende qe ka koeficient te larte ka dhe ngarkese me te madhe dhe maturanti duhet te shikoje sesa i pergatitur eshte ai ne kete lende. Maturantet duhet te kene parasysh se nuk eshte koeficienti qe te jep pike, por eshte pergatitja e gjithsecilit, aftesite qe ka gjithsecili ne lende te caktuara. Madje une do te sugjeroja qe maturantet me mire te zgjedhin nje koeficient me te ulet dhe te marrin noten 10 duke marre 1000 pike ne provim, sesa nje lende me koeficient te larte dhe te marre noten 5. Pra eshte shume e rendesishme, qe maturantet te orientohen dhe te kene te qarte se lenda jepet jo vetem per te mbyllur maturen, por per te mbledhur nje numer te caktuar pikesh per te fituar shkollen e larte”, eshte shprehur Vejsiu. Vetem pak dite me pare, ka nisur plotesimi online i formularit A1 ne te gjithe shkollat e vendit. Plotesimi i ketij formulari eshte i detyrueshem per te gjithe maturantet, qe te regjistrohen per te dhene provimet e matures Shteterore. Ne baze te udhezimit me te fundit te ministrise se Arsimit dhe Shkences, provimi i Gjuhes Shqipe dhe Letersise do te jepet me 31 maj, Matematika me 14 qershor dhe provimet me zgjedhje, do te jepen me 29 qershor.

Aftesite

Sipas Vejsiut, lendet qe kane koeficient te larte, kerkojne nje pergatitje te madhe nga maturantet, ndaj dhe maturantet duhet te shikojne se sa te pergatitur jane ne lenden qe zgjedhin te japin provim.

Keshilla

“Maturantet me mire te zgjedhin nje koeficient me te ulet dhe te marrin noten 10 duke marre 1000 pike ne provim, se sa nje lende me koeficient te larte dhe te marrin noten 5”, - keshillon Vejsiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›