E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeniu i vogël, nisin audicionet

Pas katër vitesh mungesë, rikthehet “Gjeniu i Vogël”, një spektakël, ku zbulohen talentet më të rinj të këngës. Televizioni Klan dhe “Promotor” do të sjellin për teleshikuesit një spektakël me një format krejt të ri, pasi stafi i “Gjeniu i Vogël” do të zhvillojë audicione në disa prej qyteteve më të rëndësishme në vend. Nga ku do të përzgjidhen fëmijët më të talentuar nga mosha 7 deri në 16 vjeç. Sipas organizatorëve pritet të jetë një kompeticion i fortë dhe me shumë spektakël.
Këtë herë “Promotor” ka ftuar si pjesë të stafit edhe dy këngëtare të reja shqiptare, Anjeza Shahinin dhe Olta Bokën, që kanë nisur karrierën e tyre muzikore në spektakle talentesh të rinj. Audicionet për përzgjedhjen e talenteve të “Gjeniu i Vogël” do të nisin të hënën në Elbasan, me pas vijojnë në Vlorë, Shkodër, Korçë e mbyllen në Tiranë. Talentet më të mirë do të konkurojnë më pas në spektaklin e madh “Gjeniu i Vogël”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›