Vëzhguesit vendorë: Zgjedhjet, një arritje për Shqipërinë
Koalicioni i vëzhguesve vendorë publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet ku në thelb e vlerëson procesin si arritje pozitive. Raportin e lexoi Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ.
Rreth 400 vëzhgues vendorë afatgjatë dhe 2450 vëzhgues afatshkurtër u përfshinë në hartimin e këtij raporti që sjell një panoramë të zhvillimeve parazgjedhore të ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit të votave.
Në raport thuhet se tonet negative që përdorën forcat politike në fushatë nuk arritën gjithësesi të mbizotëronin ditën e votimit.
Raporti i vëzhguesve vendorë citon se procesi pasgjedhor u shoqerua nga një ngarkesë e tillë politike, e cila apriori vuri në dyshim rezultatin e zgjedhjeve. Madje kundërshtitë në këtë drejtim raporti i sheh vetëm si argument për të përmirësuar më tej cilësinë e zgjedhjeve në kushtet kur vendi është anëtar i NATO-s. Vëzhguesit flasin gjithashtu për një proces normal të numërimi të votave bazuar në kërkesat që parashikon ligji. Ato pak probleme të evidentuara sipas vëzhguesve vendorë erdhën si pasojë e nivelit të ulët profesional të grupeve të numërimit. Raporti vlerëson po aq pozitivisht dhe punën e KQZ.
Raporti vlerëson dhe vendimmarrjen në shkallë të dytë atë të Kolegjit Zgjedhor, kur thotë se kolegji veproi si organ i pavarur. Raporti referon dhe rekomandime më të rëndësishëm, prej të cilave kanë të bëjnë me ndryshimin e Kodit Zgjedhor si dhe ndryshimin e sistemit nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar.
Raporti i koalicionit të vëzhguesve vendorë duket se i mëshon deklarimit të bërë pak ditë më parë nga komisioneri për zgjerimin Rehn. Rehn vlerësoi procesin zgjedhor duke e krahasuar atë si më të mirin që vendi ka zhvilluar ndonjëherë.