E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji, dorëhiqet ministrja e drejtësisë

Dorëhiqet ministrja e drejtësisë së Gjeorgjisë, Khatuna Kalmakhelidze. Ky vendim është marrë një ditë pasi kanalet televizive, që kontrollohen nga interesat politike kritike ndaj presidentit Mikheil Saakashvili, transmetuan një video që pretendohet se tregon keqtrajtimin e të burgosurve në një burg në kryeqytetin Tbilisi.
 

Nuk është e qartë se kur është xhiruar videoja. Menjëherë pas kësaj, ministria e brendshme e Gjerogjisë ka njofutar se ka arrestuar tre zyrtarë të këtij burgu.
 

Megjithatë, qeveria ka akuzuar se disa zyrtarë të burgut e kanë organizuar keqtrajtimin dhe xhirimin, me kërkesë të të burgosurit Tamaz Tamazashvili, që ka lidhje me lëvizjen opozitare gjeorgjiane Dream, të magnatit Bixhina Ivanishvili.
 

Policia thotë se në zyrën e një të arrestuari janë gjetur pajisje për xhirim në vlerë prej 17 mijë dollarësh.  Më 1 tetor në Gjeorgji mbahen zgjedhjet parlamentare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›