E Shtunë, 31 Tetor 2026

Film i ri për jetën e Profetit Muhamed

E përditshmja më e madhe turke “Zaman” raporton se filmi do të përbëhet nga tre pjesë dhe do të sponsorizohet nga kompania “Nur” me një kosto që mendohet të arrijë në 450 milionë dollarë.

Në deklaratën e dhënë nga producenti i filmit, drejtuesi i kompanisë kinematografike “Nur”, Ahmed Hashimi, bëhet e ditur se skenari pothuajse është gati për filmin 450 milion dollarësh.

Hashimi pohoi se po punojnë mbi skenarin e filmit që nga Tetori i vitit 2009. “Sigurisht në fillim kemi hasur në vështirësi dhe probleme teknike por tani jemi gati për t’i dhënë dorën e fundit skenarit”, pohoi Hashimi.
Hashimi gjithashtu theksoi se filmi në fjalë i cili analizon jetën e Profetit të nderuar Muhamed në të njëjtën kohë është një përpjekje për të shpërndarë mesazhin universal të Islamit dhe një kundërpërgjigje ndaj filmit ofendues të kohëve të fundit.

Dijetarët islamë dhanë mendimin e tyre

Hashimi është takuar edhe me kryetarin e Organizatës së Bashkuar Botërore të Dijetarëve Myslimanë, Dr. Jusuf Kardavin, lidhur me idetë që mund të japë për skenarin e filmit. “Ne u takuam me dijetarët për të përforcuar rregullat e drejtësisë islame në punë të tilla”, pohoi Hashimi. Duke pohuar se janë munduar të prodhojnë një film magjepsës si nga ana vizive ashtu edhe nga ajo artistike, Hashimi theksoi se pas përfundimit të filmimeve filmi do të korrë një sukses të madh.

Duke vlerësuar filmin ofendues ndaj Profetit Muhammed si një “punë e ulët e një grupi arrogantësh të cilët mendojnë vetëm të keqen”,  Hashimi tha: “kemi dëshirë të bëjmë një film të mirë përballë një filmi të tillë poshtërues dhe t’i tregojmë të gjithë botës tolerancën e Tij me ndihmën e mundësive teknike. Krahas kësaj shpifjet e personave të cilët kërkojnë ta njollosin figurën e Profetit tonë do të gjejnë përgjigje në këtë film të frymëzuar nga jeta e tij e vërtetë”.

/Start/ A. Kokiçi/

                                                                                             2012-09-19 14:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›