Shpërthim bombe në Pakistan, 4 të vdekur e 20 të plagosur
Të tjera viktima janë shënuar gjatë shpërthimit të një bombe në një hapësirë
tregtare në Peshavar të Pakistanit. Autoritetet zyrtare të Pakistanit fillimisht lajmëruan
për të paktën katër të vrarë dhe rreth 20 të plagosur.
Ndërkaq AFP ka cituar një oficer policie të ketë thënë se tetë persona ishin vrarë, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur, ndërkaq ka pasur dhe dëme të shumta materiale, ku janë dëmtuar më shumë se 10 shitore.
Peshavari është qyteti kryesor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, që gjendet në rajonin përgjatë kufirit me Afganistanin. Ky rajon është bazë për shumë militantë Talibanë dhe të al-Kaidës.