E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria: Bashkëpunimit për kontrollin kufitar

"Kufiri i Sirisë me Libanin nuk mund të kontrollohet pa një bashkëpunim në fushën e sigurisë me Bejrutin për të forcuar kufirin", deklaroi ministri i Jashtëm sirian.

Ministri i Jashtëm, Walid al-Moualem deklaroi për gazetën pan-arabe "Asharq al-Awsat" se bëhej kontrabandë nga dhe në Liban, i cili ishte nën sundimin e Sirisë deri në vitin 2005, kur u detyrua të tërhiqte trupat nga fqinji i saj i vogël.

"Çështja e kufirit midis Sirisë dhe Libanit ka nevojë për dy masa: përcaktimi i kufirit dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë midis Sirisë dhe Libanit", u citua Moualem.      
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›