McKiernan: Me shume trupa ne Afganistan

Gjenerali Daivid McKiernan ka deklaruar se trupat shtese nevojiten pasi ka “nje rritje te numrit te luftetareve qe vijne ne Afganistan nga rajonet fisnore te paligjshme ne Pakistan”.
“Eshte nje rritje domethenese ne krahasim me te njejten periudhe vitin e shkuar”, eshte shprehur ai ne Pentagon. “Jemi duke u perballur me nje kercenim me te madh tani, sidomos ne lindje ku gjendet dhe divizioni amerikan. Keshtu qe shtimi i trupave eshte i nevojshem sa me shpejt te jete e mundur”, shtoi McKiernan.
Vetem nje jave me pare sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates deklaroi se nje batalion i marines do te drejtohet per ne Afganistan ne muajin nentor dhe nje brigade e kembesorise ne janar, por qe prej kesaj periudhe nuk do te cohen me forca te tjera deri ne pranvere ose vere te 2009-es.
Nje jave para deklarates se Gates, McKiernan kishte kerkuar per kater brigada te tjera ose thene ndryshe 12 mije ushtarake shtese.