Tanzani, vdesin 19 adoleshente ne nje diskoteke

Te pakten 19 adoleshente kane humbur jeten ne nje diskoteke ne Tanzanine qendrore, ne nje qytet rreth 750 kilometra nga kryeqyteti Dar Es Salaam.
Sipas policise lokale, behet fjale per te rinj te moshes 12 deri ne 17 vjec.
“Sipas hetimeve paraprake, 19 te rinjte kane humbur jeten pasi jane shkelur nga njeri-tjetri ose nga asfiksia. Dyndja eshte shkaktuar nga zhurma ne diskoteke”, ka shpjeguar kreu i policise lokale.
Sipas autoriteteve, 15 te rinj te tjere jane shtruar ne spital dhe nje pjese e tyre jane ne gjendje te rende shendetesore.