Gjeorgji, luftime të ashpra në Osetinë Jugore
Luftimet mes forcave gjeorgjiane dhe separatistëve filluan vetëm disa orë pasi të dyja palët ranë dakort për një armëpushim. Po kështu u ra dakort edhe për të mbajtur bisedime për t'i dhënë fund konfliktit.
Qeveria gjeorgjiane thotë se trupat e saj kanë rrethuar kryeqytetin e vendit, Tskhinvali, ndërkohë që njoftimet bëjnë të ditur se disa vetë janë vrarë në bombardimet përreth qytetit.
Sekretari i Këshillit Kombëtar të sigurisë në Gjeorgji, Kakha Lomaia, tha se operacioni ishte në përgjigje të zjarrit të artilerisë nga ana e separatistëve.
"Në përgjigje të armëpushimit unilateral të shpallur nga Presidenti Saakashvili dhe oferta e tij për bisedime paqësore, separatistët hapën zjarr kundër fshatrave të Tamarashenit dhe Prisit. Sipas të dhënave tona ka të lënduar mes popullatës civile. Në të njejten kohë ne kemi zbuluar lëvizje të qindra mercenarëve nëpër tunelin që lidh federaten ruse me Gjeorgjinë."
Mësohet se Rusia, që përkrah separatistët i ka bërë thirrje udhëheqësve ndërkombëtare dhe OKB-së që të ndihmojnë në dhënien fund të dhunës.
Misioni rus në OKB njoftoi se këshilli i sigurimit do ti mbajë një sesion urgjent për të diskutuar krizën. (BBC)