E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjia shkatërron një memorial sovjetik

Një nënë dhe vajza e saj tetëvjeçare kanë humbur jetën në Gjeorgji, pasi që punëtorët hodhën në ajër një memorial të luftës sovjetike.

Shkatërrimi i këtij objekti, për të krijuar hapësirë për ndërtimin e ndërtesës së re të parlamentit, qysh më herët është kritikuar nga opozita në Gjeorgji dhe nga Rusia, e cila në gusht të vitit të kaluar zhvilloi një luftë të shkurtë me Gjeorgjinë.

Rusia theksoi se është kjo një “përdhosje” dhe akuzoi Gjeorgjinë se po ndërmerr aksione, për të shlyer kujtesën historike të popullit të vet.

Viktimat humbën jetën, pasi që copa të betonit ranë në oborrin e shtëpisë së tyre në qytetin Kutaisi, kanë njoftuar mediet. Në raportet e medieve theksuan se lëndime serioze kanë pësuar edhe katër persona tjerë.

Kryeprokurori i Gjeorgjisë, Murtaz Zodelava, theksoi se aksioni për shkatërrimin e qendrës rezultoi me një tragjedi.

“Sipas informatave të para, janë shkelur normat e sigurisë”, theksoi Zodelava.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, ka theksuar se dëshiron që seancat e parlamentit të zhvillohen në Kutaisi, në kuadër të përpjekjeve për të ringjallur këtë ish-qendër industriale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›